Avokati gjerman: Paditë e Erdoganit në Gjermani mbesin në fuqi

Një avokat gjerman i cili e përfaqëson presidentin turk, Tayyip Erdogan, ka thënë sot se paditë e ngritura në Gjermani për akuzat për ofendime ndaj Erdoganit, mbesin në fuqi, përkundër njoftimit të më hershëm të Erdoganit se ai i ka tërhequr të gjitha paditë kundër njerëzve që e kanë fyer atë.

Erdogani e fitoi një urdhër gjyqësor kundër komedianit gjerman, Jan Boehmermann, i cili është urdhëruar që të mos e përsërisë shumicën e poemës së vrazhdët që ai e shkroi për liderit turk, shkruan AP, përcjell Express.

Në një rast të ndarë, kancelaria gjermane, Angela Merkel, e pranoi në prill kërkesën që Boehmermann të hetohet mbi dyshimet se e ka ofenduar një lider të një shteti të huaj.

Por, prokurorët ende nuk kanë vendosur për këtë rast.

Ndërkohë, në Turqi, qindra njerëz u patën paditur për fyerje ndaj Erdoganit, për të cilët ai tha sot se do të falen dhe paditë ndaj tyre do të tërhiqen.

Avokati gjerman Ralf Hoecker ka thënë për agjencinë e lajmeve dpa sot se: “Njoftimi i referohet vetëm Turqisë. Asgjë nuk ndryshon në Gjermani tani për tani.”

Temat
BotëLajme

Të afërta