AAK i përgjigjet LDK-së: Ju ka ardh fundi bashkë me Isa Mustafën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pas komunikatës së LDK-së, parti kjo që Pal Lekajn, deputetin e AAK-së, e quajtën mediokër.

Ky është reagimi i plotë i AAK-së:

Reagimi i fundit dhe gjuha e përdorur në një komunikatë të LDK-së për AAK-në dhe Pal Lekajn, janë mjerimi i kësaj partie dhe njerëzve që flasin në emër të saj! Zatën nuk mund të pritet më shumë nga një parti e një kryetar i saj, siç janë Isa Mustafa e LDK, të cilët edhe profesorët e doktorët e shkencave i quajnë të sëmurë mendor. Nëse Isa Mustafa dhe vartësit e tij, po e shohin fundin e tyre politik, për shkak të gabimeve e paaftësisë për ta qeverisur vendin, është mirë të shkojnë pa e kontaminu më shumë ambientin politik në vend. Përpjekja e Mustafës dhe e klikës së tij, për të hapur konflikt me AAK-në, nuk është shpëtimi i tyre. Ata tashmë e kanë kundër, një pjesë të madhe, jo vetëm të politikës, por edhe të qytetarëve të vendit!

a-32

Temat
Vend

Të afërta