Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Rexhepi, është bërë me skuadër të re.
Rexhepi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin nga liga e dytë suedeze, GIAS.
Futbollisti 24 vjeç i lindur në Suedi, së fundi ka qenë pjesë e skuadrës elitare suedeze, Hacken.
Aty nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme dhe me kalimin te GIAS, beson se do të fitojë minutazhë më të madhe.