Vritet çifti indian, nuk paguan 22 cent borxh

Në Indi, Bharat dhe gruaja e tij Mamta, pak kohë më parë kishin marrë borxh tre pako me biskota për tre fëmijët e tyre të vegjël që kishin në shtëpi.

Çifti njihet si Dalit, një grup i njerëzve të hierarkisë më të ulët në Indi, që pak njerëz parapëlqejnë të kenë marrëdhënie me ta sepse i quajnë “të papastër”, transmeton lajmi.net.

Por një ditë, pronari i dyqanit ku ata blenë biskotat, Ashok Mishra, i ndali në rrugë për t’i kërkuar borxhin, me ç’rast ata i kërkuan edhe disa ditë pasi nuk kishin as edhe një cent në xhepat e tyre, e ku vlera e borxhit ishte 15 rupees ose 22 cent.

Besohet se çifti më pas kishte vazhduar rrugën e tyre për të punuar, në një fushë të madhe aty në afërsi. Por këmbëngulja e e pronarit nuk ndaloi, ai u kthye në shtëpi dhe morri një sëpatë e u nis po aty ku ishin çifti.

Ai fillimisht ka gjuajtur burrin, e më pas iu kthye edhe gruas së tij Mamta, e cila ishte duke u përpjekur ta ndihmonte burrin e saj.

Gazeta “The Indian Express” bën të ditur se çifti vdiq menjëherë aty.

Komuniteti Dalit, tashmë ka bllokuar rrugët dhe kanë protestuar mbi këtë incident, pasi ky nuk është rasti i parë që ky komunitet ngacmohet, vritet, rrahet e dhunohet nga të tjerët në Indi. /lajmi.net

Temat
BotëLajme

Të afërta