Vazhdojnë sulmet në SHBA, vritet një polic, një tjetër plagoset

Një polic është vratë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat në San Diego, të Kalifornisë, njoftojnë autoritetet lokale.

Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë në pjesën juglindore të qytetit, thuhet në një deklaratë të policisë në Twitter, por nuk janë shpalosur më shumë detaje rreth rastit, transmeton lajmi.net.

Policia kontrolloi zonën dhe është në kërkim të të dyshuarve. Policia poashtu bëri apel që qytetarët atje të mos largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të situatës së tensionuar.

Sipas policisë një i dyshuar është në paraburgim, ndërsa hetimet e tjera po vazhdojnë.

Numri i policëve të vrarë kohën e fundit në SHBA është në rritje rastet e fundit ishin në Dallas dhe Baton Rouge.

Temat
BotëLajme

Të afërta