Aktivistët sirianë thonë se sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër një fshati në Sirinë veriore, i cili kontrollohet nga ISIS, kanë lënë të vdekur 28 civilë, përfshirë shtatë fëmijë.
Ndërkohë, Mbikëqyrësi Sirian i të drejtave të Njeriut me seli në Londër, thotë se sulmet ajrore kanë goditur fshatin Al-Ghandour, të enjten në mbrëmje, përcjell Express.
Shefi i Mbikëqyrësit, Rami Adurraham, thotë se edhe 13 persona të tjerë janë vrarë nga këto sulme ajrore, por nuk dihet nëse ata ishin luftëtarë të ISIS apo civilë./Gazeta Express/