Sipas mediave gjermane vendimi për pensionimin e Bastian Schweinsteiger është i shtyrë nga gruaja e tij, Ana Ivanovic.
Burime të afërta me Kombëtaren Gjermane njoftojnë se Ana i ka bërë presion futbollistit gjerman që të heqë dorë nga angazhimet me përfaqësuesen dhe të ki kushtojë më shumë kohë asaj.
Tenistja serbe thuhet se ka qenë e nevrikosur me futbollistin pasi që pas martesës nuk kanë patur shumë kohë për pushime për shkak të angazhimeve të Schweinit me kombëtaren.