Rrahje për një vajzë në Dragash

Katër persona janë rrahur në mes vete një njërin nga hotelet në Dragash, ku si pasojë janë lënduar dy persona. Dyshohet se motivi i krejt ngjarjes mund të jetë një lidhje e njërit nga të dyshuarit me një vajzë.

Sipas Policisë, gjatë rrahjes është përdor një thikë. Dy të plagosur kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e shëndetit në Dragash e më pas janë transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren për shkak të natyrës së lëndimeve, ndërsa dy të tjerë, pas përfundimit të rrahjes janë kther në dhomën e hotelit në të cilën ishin vendosur tre ditë më parë për pushime.

Pasi kishte arritur policia në hotel, të dyshuar tentojnë të ikin duke kërcyer nga tarraca e hotelit, mirëpo kapën dhe arrestohen.

Dyshohet se motivi i krejt ngjarjes mund të jetë një lidhje e njërit nga të dyshuarit me një vajzë. Pritet vendimi i prokurorit të shtetit për procedura të mëtejme.

Temat
LajmeVend

Të afërta