Sara Magnusson Backström është nga Suedia dhe historia e saj është goxha mbresëlënëse.
Ajo tani peshon vetëm 70 kilogramë mirë pasha e saj ka njohur shifra shumë më të mëdha.
Që nga vegjëlia kishte pasur probleme me peshën, por gjithçka kishte arritur kulmin kur ajo kishte arritur në peshën prej 150 kilogramëve.
Sara ka treguar për momentin më të sikletshëm të jetës së saj, kur në një qendër tregtare kishte thyer një karrige nga pasha e madhe. Aty kishte vendosur që të fillonte një regjim në dietë për të rënë në peshë, transmeton ORAinfo.
Pasi kishte angazhuar një trajner personal ajo i ishte qepur pas palestrës dhe me ushtrime intensive filloi t’i shihte ndryshimet në trupin e saj, ku kishte humbur plotë 80 kg.
E bukura e tërë kësaj historie qëndron tek lidhja e dashurisë që Sara e bëri me trajnerin e saj.
Tani ata janë martuar dhe së bashku i ndihmojnë njëri- tjetrit për të jetuar shëndetshëm.







