Për 5 milionët e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit, sot rrëfehet MPB-ja

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi , do të mbaj konferencë për media, ku do të flasë për vendimin e Gjykatës se Arbitrazhit në Paris për çështjen e pasaportave, ku Kosova është dënuar me 5 milionë euro.

I pranishëm në këtë konferencë do të jetë edhe avokati i cili ka përfaqësuar MPB-nënë këtë rast .

Konferenca do të mbahet në objektin kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke filluar në ora 14:30.

Lidhur me këtë dënim, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se dënimi i Kosovës me 5 milionë euro në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris për skandalin e pasaportave është edhe një goditje në xhepin e qytetarëve të Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta