Dënime nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s pas Crvena Zvezdas, pritet të marrin edhe Dinamo Minsk nga Bjellorusia dhe Aek Larnaca e Qipros.
Në ndeshjet e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës, janë hapur transparente raciste në të cilat shkruhej se ‘Kosova është Serbi’.
Në ndeshjen Vojvodina – Dinamo Minsk, në momentin kur vendasit shënuan gol në minutën e 35’, mysafirët hapën një transparent ku shkruhej “Kosovo je Srbija” (shq. “Kosova është Serbi”).
Sllogani sllav është dëgjuar edhe në Qipro. Atje, së bashku grekët dhe rusët, kanë brohoritur “Kosovo je Srbija”. Kjo ka ndodhur në ndeshjen mes AEK Larnaca – Spartak Moskwa, që ka përfunduar me rezultat 1-1.
Kujtojmë se për mesazhe të njëjta, UEFA së fundi ka dënuar me 100 mijë euro skuadrën serbe Crvena Zvezda, e po ashtu i ka paralajmëruar se nëse një gjë e tillë përsëritet, do të suspendohen nga garat evropiane.