Interi vazhdon të ëndërrojë se një ditë mund ta transferojë Lionel Messin.
Kështu ka deklaruar presidenti i klubit zikaltër, Erick Thohir.
“Messi? Ëndërrojmë ta shohim te Inter. Është një lojtar fantastik që e ëndërron çdo klub”, deklaroi Thohir, përcjellë “Lajmi.net”.
Interi edhe më herët kishte shprehur interesim për Messin, sigurisht duke e ditur që gjasat janë më se minimale.