Që kur krijoi Facebook, Mark Zuckerberg nisi të zgjerojë perandorinë e vet të rrjeteve sociale duke blerë rivalët potencialë dhe sot me të drejtë është personi që qëndron në krye të aplikacioneve më të përdorur kudo në botë.
Dhe duke lënë menjëanë modestinë, vetë Zuckerberg publikoi të dhënat mujore të Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp.
Sipas këtyre të dhënave, 1.7 miliard njerëz përdorin të paktën një herë në muaj Facebook, 1 miliardë Messenger, 500 milionë Instagram-in dhe 1 miliardë WhatsApp.
Shifrat janë marramendëse dhe sipas analistëve zënë thuajse 90 përqind të tregut të këtij llojit duke bërë që rivalët të duken tejet të vegjël përballë Zuckerberg.
Vetë ky i fundit, për të ilustruar më mirë zgjerimin e perandorisë së tij ka sjellë një fakt interesant.
“Fakt; numri i personave që sot përdorin Facebook është i barabartë me popullsinë e gjithë globit tonë një shekull më parë”, shkruan ai.