Më në fund – Avokati i Popullit bëhet me zyre të re (Video)

E hëna e javës që po presim do e gjej institucionin e Avokatit të Popullit me zyre të re.

Këto zyre janë moderne, me ndriçim të mjaftueshëm dhe me klimatizim. Objekti përmban edhe kuzhinën e cila është parapa të përdoret nga stafi.

Në raportin e dhjetorit të vitit të kaluar nga komisioni Evropian ky ishte edhe njëri nga rekomandimet që i pati vendosur ky komision për liberalizimin e vizave.

Sipas Mulliqit, e cila është mbikëqyrëse e këtij projekti, afati kohor për përfundimin e punimeve në objektin e ish bankës së Lubjanës ka qenë shumë i limituar dhe me afat të shkurtër kohor.

Majlinda Lulaj zëdhënëse për media nga zyra e Avokatit të Popullit për televizionin tha që janë duke i bërë përgatitjet përfundimtarë për të kaluar në objektin e rij.

aaa32-650x358

Temat
Vend

Të afërta