Mavrajt i shfaqet problemi i parë te Kolni

Situata e Mërgim Mavrajt te Kolni ndërron thuajse pas çdo jave. Lojtari herë planifikohet si titullar i padiskutueshëm nga trajneri Stoger dhe herë shihet si një alternativë e prapavijës në stolin e rezervave.

Pas pjesëmarrjes në Euro 2016 me kombëtaren shqiptare, Mavraj u kthye në klub me bindjen se këtë radhë do të ishte përsëri protagonist në Bundesligë. Por sipas “Kölnische Rundschau”, kthimi i mbrojtjes me tre si në sezonin e kaluar, nuk i garanton futbollistit shqiptar një vend në formacionin e skuadrës.

Në sezonin e kaluar ai luajti përkrah Heintz dhe Maroh në këtë rreshtim që aplikoi Këlni, duke u aktivizuar në 12 ndeshje, kryesisht në pjesën e dytë të sezonit.

Tani 30 vjeçari duhet të luftojë me 24 vjeçarin danez Sorensen, të cilin klubi e sheh si një lojtar me shumë perspektivë, ndaj rrezikon të mbetet përsëri në stolin e rezervave, të paktën në javët e para të fillimit të sezonit.

13867064_1286213138056671_1401497821_n

Temat
BotëSport

Të afërta