Lajm sensacional për Leicester Cityn

Një film rreth historisë mbresëlënëse për kampionet e Premier Ligës, Leicester është duke u bërë gati njoftojnë mediat angleze. Tre skenaristë të nominuar për çmimin Oscar do ta shkruajnë...

Një film rreth historisë mbresëlënëse për kampionet e Premier Ligës, Leicester është duke u bërë gati njoftojnë mediat angleze.

Tre skenaristë të nominuar për çmimin Oscar do ta shkruajnë filmin i cili do bëhet fjalë për rrugëtimin e Leicesterit deri te titulli i kampionit.

Paul Tamasy dhe Eric Johnson janë skenaristët që së bashku me krijuesin e “Goal”, Adrian Butchart do ta marrin përsipër shkrimin e skenarit për këtë film, transmeton Indeksonline.

Filmi do të niset nga një histori i shkurtër e sulmuesit anglez, Jamie Vardy i cili para katër viteve punonte si një punëtor i fabrikës.

Ai shënoi 24 gola në sezonin e kaluar dhe së fundi ka pranuar një kontratë të re katër-vjeçare për të qëndruar me kampionet e Anglisë.

Një prej skenaristëve, Johnson beson se filmi do të ketë sukses dhe është shumë i ngazëllyer se është pjesë e kësaj.

“Është një histori një herë në jetë për realizimin e ëndrrave të pamundura dhe forcës shpirtërore njerëzore. Unë jam shumë i lumtur dhe krenar që do jem pjesë e saj” ka thënë Johnson.

Temat
BotëSport

Të afërta