Kushdo që zgjidhet, Amerikën e presin luftëra të përgjakura

Kushdo që zgjidhet president i SHBA-ve më 8 nëntor të këtij viti, do të jetë presidenti i luftërave nga dita e parë. Do të ketë fuqinë dhe autonomin për të treguar fuqi, për sulme me drona, operacione speciale dhe intervenime ushtarake.

Sipas një analize të “Foreign Policy”, për dallim nga Donald Trump-in, i cili vazhdimisht ndërron qëndrimet e tij dhe ka plane të fshehta për ta luftuar ISIS-in, kandidatja e Demokratëve, Hillary Clinton ka një histori të gjatë e cila mund të vlerësohet nga pozitat që ka pasur, transmeton lajmi.net.

Duke u bazuar në këto dhe kritere tjera, Hillary mund të cilësohet edhe si një person agresiv, thuhet në këtë shkrim.

Gjithashtu, si avantazh tjetër e vlerësojnë edhe sjelljen me ushtri, pasi që ka marr pjesë në disa fushata ushtarake si sekretare e jashtme..

Temat
BotëLajme

Të afërta