Isufi: Qeveria çështjen e Demarkacionit mund të fitojë me vota, por jo me fakte (Video)

Profesori i Gjeografisë, Florim Isufi ka vlerësuar se nënshkrimi i Demarkacionit është gjëja më e keqe që mundet me i ndodhë vendit në këtë kohë.

Ai në emisionin Rrokum Roll ka thënë se kërkesa e deputetit Shpejtim Bulliqi për debat, ka për qëllim që në këtë debat, deputetët të formojnë qëndrimin e tyre sa i përket kësaj çështje.

Isufi ka shtuar se kufijtë munden të ndryshohen, si ka ndodh në shumë shtete të rajonit, por kjo bëhet me vendim e një gjë e tillë nuk është bërë në Kosovë.

Profesori ka komentuar edhe deklaratën e Grabovcit, ku theksoi se nëse marrëveshja ratifikohet në Kuvend, atëherë nuk mundet të shkohet në Arbitrazh.

“Qeveria ka qenë dashtë të marrë vlerësimin e komisionit, por mos ta nënshkruaj menjëherë, pa marrë edhe vlerësimet e opozitës dhe faktorëve tjerë”, tha Isufi.

Temat
Vend

Të afërta