Erdogan – gjeneralit amerikan: Po e zbuloni veten se ishit ju pas grusht shtetit

Presidenti i Turqisë sulmoi gjeneralin e përgjithshëm amerikan, Joseph Votel, duke e akuzuar se po mban anën e puçistëve dhe atyre që organizuan grusht shtetin.

Gen Votel, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së tha se burgosja e disa udhëheqësve ushtarakë mund të dëmtojë bashkëpunimin ushtarak turko –amerikan, raporton BBC.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Gen Votel duhet të falënderoj Turqinë për sigurimin e demokracisë, transmeton lajmi.net.

Ministri i brendshëm, tha të premten se 18.000 persona janë arrestuar deri më tani.

90560785_125de858-02ca-40ce-a1ce-35cf3cad6c60

Gen Votel kishte po ashtu kishte thënë se: ” Ne sigurisht që kemi pasur marrëdhënie me shumë prej udhëheqësve turq apo udhëheqësve ushtarakë në veçanti, unë jam i shqetësuar për atë se çfarë ndikimi do të ketë në marrëdhëniet tona në të ardhmen”.

Presidenti Erdogan, dënoi komentet duke thënë se “nuk varet nga ju marrja e atij vendimi. Kush jeni ju? Dije vendin tënd! Ti po e merr anën e komplotistëve në vend të falënderimit të këtij shteti për mundjen e grusht-shtetit të dështuar”.

Erdogan gjithashtu tha se: “Populli im e di se kush është prapa kësaj skeme … ata e dinë që inteligjenca superiore është ajo që qëndron pas saj, dhe me këto deklarata po e zbulojnë veten”.

90563785_034284018-1 (1)

Më shumë se 66.000 punonjës të sektorit publik janë larguar nga postet e tyre dhe 50,000 pasaporta janë anuluar, ndërsa ministria e punës është duke hetuar 1,300 të stafit të saj. Shteti ka mbyllur edhe 142 media dhe ka arrestuar disa gazetarë.

Temat
Botë

Të afërta