A ia “shkatërroi” karrierën Eurovisioni, Elhaida Danit? (Video)

Në vitin 2013 këngëtarja shqiptare Elhaida Dani, arriti që të triumfoi në një shtet i cili është i njohur për yjet e muzikës që i ka dhënë botës.

Në atë vit ajo fitoi kompeticionin “The Voice of Italy”, nga fitorja në Itali, Elhaida u bë një emër i dashur edhe për shqiptaret, shkruan Magazina

Ende pa pushuar nga emocionet e fitores në Itali, Elhada ju kthye vendlindjes, në vitin 2014 ajo me pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës në RTSH arriti edhe një trofe tjetër në karrieren e saj.

Fitorja e saj në festivalin e këngës u komentua shumë, pasi kënga fituese u anulua për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Gjithsesi, kënga e saj e re “I’m Alive”u prit mjaftë mirë në vitin 2015, ajo mbushi shqiptarët më shpresë se më në fund Shqipëria do të ketë rezultat të mirë në Eurovision, kishte nga ta që permendin edhe fitoren e mundshme të Shqipërisë me Elhaidën në Eurovision, shkruan Magazina.al

Por entuziazmi u shua kur Elhaida pothuajse dështoi në këndimin Live, ajo jo që nuk u radhitë aspak mirë në klasifikimet e Eurovisionit, por ishte pothuajse në fund të listës.

Që nga atëherë Elhaida u pa rrallë në publik, ndërsa nuk ka sjell asnjë projekt të ri, e si duket shkak është dështimi në festivalin evropian, që Elhaida ende nuk e ka “gëlltitur”.

Temat
Showbiz

Të afërta