Zjarrvënia me 4 viktima në spital, dy pistat ku po heton Prokuroria

Materiali paraprak i hartuar nga policia dhe ekspertët ka mbërritur ditën e djeshme në Prokurori, ku pas vlerësimit i është ngarkuar në hetim prokurorit Robert Kote.

“Panorama” shkruan se sipas burimeve të organit të Akuzës në kryeqytet, bazuar në të dhënat dhe dëshmitë e marra deri më tani, hetimi në lidhje me ngjarjen është përqendruar në dy drejtime kryesore.

Objektivi i parë i hetimit është zbardhja e arsyes së konfliktit mes dy pacientëve, Lefter Canaj, autor i ngjarjes, tashmë i vdekur, dhe personi i spërkatur me benzinë, Dashamir Saraçi, gjithashtu i vdekur.

Prokuroria ka thënë se drejtimi i dytë i hetimit do të jetë te masat e sigurisë kundër zjarrit, ku do të verifikohet nëse ambientet e brendshme ku ofrohet shërbimi i hemodializës kanë pasur të instaluar dhe në funksion sistemin kundër zjarrit.

Hetuesit thanë se në institucione të tilla, ku ofrohet shërbim publik për persona të sëmurë, sistemet kundër zjarrit duhet të jenë të tilla që të vihen në funksion menjëherë sapo konstatojnë tym apo nxehtësi.

VIKTIMAT: Sanije Sulaj, 65 vjeçe, nga Mamurrasi

Anife Mali, 55 vjeçe, nga Laçi

Lefter Canaj, 57 vjeç, (autori)

Dashamir Saraçi, 38 vjeç

TË PLAGOSUR

S.B, 34 vjeç, infermier, nga Berati

Temat
LajmeRajon

Të afërta