Vdes vajza e re pasi elefanti e godet në kokë (Video)

Një vajzë e re ka vdekur nga plagët që ka marrë pasi që është goditur në kokë me një guri të madh nga një elegant në një kopsht zoologjik në kryeqytetin maroken, Rabat.

Vajza shtatë vjeçare ishte duke bërë fotografi bashkë me familje jashtë kafazit të elefantit kur kjo tragjedi ndodhi në kopsht zoologjik, shkruan DailyMail, përcjell Express.

Elefanti kapi një guri të madh me trungun e tij dhe hodhi në ajër, i cili më pas ra direkt në pjesën e pasme të kokës së vajzës. Ajo humbi vetëdijen dhe vdiq në një spital afër kopshtit zoologjik, pasi dështoi t’iu mbijetojë plagëve.

Temat
BotëLajme

Të afërta