Të shtëna armësh në dasma, policia arreston pesë persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona meshkuj në dy fshatra të Prishtinës, për shkak të gjuajtjes me armë zjarri në dasma.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në fshatin Matiqan janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, si dhe nga njëri nga të dyshuarit është konfiskuar një revole TT- 7.62 mm.

Arrestime për të shtëna me armë zjarri në dasma ka pasur edhe në fshatin Lebanë. Këtu janë arrestuar dy persona meshkuj, transmeton lajmi.net.

Sipas PK-së, nga të dyshuarit janë konfiskuar një armë automatike AK 47 dhe një revole TT si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja të kalibrit 7.62mm.

Pesë të arrestuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.

Temat
LajmeVend

Të afërta