Shkëndija bënë një hap të madh, fiton ndaj Mlada Boleslav (Video)

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të njëjtë derisa në të dytën pati shumë ndryshime. Qysh në minutën e 52’të skuadra çeke mbeti me një futbollistë në fushë, pas ndëshkimit me të kuq nga Hulka.

Skuadra nga Tetova, Shkëndija ka arritur që në shtëpi t’i mposht çekët e Mlada Boleslav me rezultat 2-0.

Ndeshja e rëndësishme për kualifikimet e Evropa Ligë, ishte mjaftë interesante ku u pa një dominim i madh nga skuadra vendase.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të njëjtë derisa në të dytën pati shumë ndryshime. Qysh në minutën e 52’të skuadra çeke mbeti me një futbollistë në fushë, pas ndëshkimit me të kuq nga Hulka.

Ky karton i kuq i ndihmoi edhe skuadrës së Shkëndijës ku pas pak minutave shënoi dy herë. Në minutën e 69’të braziliani, Junior hapi serinë e golave dhe vetëm pas pesë minutave këtë seri e mbylli kapiteni, Hasani i cili shënoi për 2 me 0.

Ndeshja e kthimit luhet më 4 gusht nga ora 19:00.

https://www.youtube.com/watch?v=hVEuFod6N0Q

https://www.youtube.com/watch?v=ZJ-L8Di2qTs

Temat
RajonSport

Të afërta