Ky robot mund të ndërtoj një shtëpi brenda dy ditëve.
Një video e prezantuar nga një kompani Australiane tregon se sa shpejt robotët e tyre mund të ndërtojnë një shtëpi. Pra, ky robot arrin të ndërtoj një shtëpi brenda dy ditëve, transmeton Express. Kompania Fastbrick është e specializuar në krijimin e robotëve të cilët kryejnë murosjen me anë të tullave.
Roboti Hardian X përmes një krahu 30 metra të gjatë vendos tullat të cilat në vend të çimentos lyhen me një ngjitës të veçantë. Vendosja e tullave bëhet në bazë të një modeli tre dimensional.
Temat
Teknologji