PSG kërkon huazimin e Jeses

Sulmuesi i Real Madridit, Jese, thuhet se kërkohet nga Paris Saint-Germain dhe mund të bashkohet si huazim me skuadrën e Unai Emery.

Jese ka qenë pjesë e skuadrës së Madridit ku u mundën nga PSG në ndeshjen e parë miqësore para-sezonale, teksa AS citon portalin Cadena SER, i cili raporton interesin nga kampionët e Ligue 1 për sulmuesin e talentuar.

Gines Carvajal, agjenti i Jeses, është parë në hotelin e Madridit në Shtetet e Bashkuara duke folur me drejtorin e përgjithshëm Jose Angel Sanchez dhe AS spekulon se Jese ishte tema e bisedës, me PSG që ka pyetur rreth tij dhe Emery që sugjeron se ai do të mirëpres ardhjen e tij.

Madrid kuptohen të duan që Jese të zgjas kontratën e tij para se të nisej në huazim, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2017 dhe klubi është i prirur për të mbrojtur lojtarin e tij, pasi rrezikon humbjen pa asgjë pas 12 muajve.

PSG do të jetë në gjendje të përballojë rrogën e futbollistit prej 1.7 milionë euro, duke mundur klube nga Spanja, Anglia dhe Gjermania për nënshkrimin e tij, nëse ky veprim shkon si duhet.

Temat
BotëSport

Të afërta