Prokuroria mbyll gërmimet afër kishës, nuk ka mbetje

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton opinion se pas përfundimit tё gërmimeve vlerësuese nё hapësirën e kampusit tё Universitetit tё Prishtinës edhe për pikën e tretë dhe tё fundit si vend i dyshuar për mbetje mortore, pёr dy ditё me radhë, me 27 dhe 28 korrik sipas urdhëresës së Prokurorisë SRK me nuk janë gjetur mbetje mortore.

“Nё ekzekutimin e urdhëresës së lartcekur kanë marrё pjesë; Departamenti i Mjekësisë ligjore (DML), Njësia Hetimore pёr Krime Lufte dhe Persona tё Zhdukur (NJHKLPZH) dhe Komisioni Qeveritar pёr Persona tё Zhdukur (KQPZH), po ashtu ka asistuar edhe Komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria konfirmon se gërmimet vlerësuese në hapësirën e kampusit tё Universitetit tё Prishtinës, sipas urdhëresës se lartëcekur mbarojnë sot.

“Çdo informacion tё ri, nё çdo lokacion, PSRK-ja do ta vlerësoj nё përputhje me kërkesat ligjore, e pastaj do tё veprohet sipas kompetencave dhe obligimeve që ka Prokurori i Shtetit. Informacionet mund të përcillen nё sektorin e hetimit të krimeve të luftës dhe personave të zhdukur pranë policisë së Kosovës dhe tё EULEX-it, ose drejtpërsëdrejti nё Prokurorinë Speciale tё Republikës sё Kosovës”.

Temat
LajmeVend

Të afërta