Pogba gjithnjë e më afër Unitedit – Raiola takohet sërish me krerët e Juventusit

Transferimi i Paul Pogbas te Manchester Unitedi është vetëm çështje ditësh.

Ky është lajmi që qarkullon në mediat italiane, që sipas tyre agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, është takuar sërish me krerët e Juventusit për të diskutuar largimin e lojtarit drejt ekipit të Jose Mourinhos

Sipas “SkyItalia”, bisedimet janë duke vazhduar dhe ekipet janë shumë afër marrëveshje për transferimin rekord të francezit.

Unitedi largoi katër vjet më parë futbollistin si lojtar të lirë, ndërsa tani dëshiron ta kthejë në ekip duke paguar më shumë se 100 milionë euro.

Për lojtarin në fjalë është duke u interesuar edhe Real Madridi i Zinedine Zidane, por duket se francezi dëshiron një rikthim në ‘Old Trafford’.

pogba_1469723408-8288583

Temat
BotëSport

Të afërta