Pamje nga sulmet me bomba të ISIS-it në Siri, ku u vranë 50 veta (Video +16)

Janë publikuar pamje nga sulmi vdekjeprurës me bomba që ISIS kreu dje në qytetin Qamishli, Siri.

Sulmi i i dyfishtë me bombë vrau të paktën 50 persona, dhe lëndoi 140 të tjerë, shkruan Express.

Bombat ishin futur në një kamion dhe motoçikletë dhe patën për cak një qytet kryesisht të banuar me kurdë.

Forcat Demokratike Siriane janë duke luftuar kundër ISIS, të cilat janë të mbështetura nga ShBA, dhe në mesin e tyre kanë kryesisht luftëtarë kurdë.

Temat
BotëLajme

Të afërta