Obama: Do ta çojmë Hillary Clintonin drejt fitores

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u është përgjëruar votuesve që ta ndihmojnë atë ta vazhdojë trashëgimin duke e çuar Hillary Clintonin drejt fitores në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Obama e ka lavdëruar Hillary Cintonin gjatë Konventes së Demokratëve në Filadelfia, duke e përshkruar atë si personi më i kualifikuar për të garuar për Shtëpi të Bardhë, raporton BBC, përcjell Express.

Ai ka thënë se votuesit përballen me një zgjidhje në mes të shpresës dhe frikës, duke e sulmuar kandidatin republikan Donald Trump, të cilin e quajti “demagog i rritur në lagjen e vet.”

Barack Obama, Hillary Clinton

Temat
BotëLajme

Të afërta