Mungesa e çdo aktiviteti fizik të njeriut, i kushton ekonomisë botër9ore me kosto vjetore prej 67.5 miliardë dollarë, sipas një studimi ndërkombëtarë që u paraqit në Londër.
Për konsum të reduktuar, trajtimin e sëmundjeve dhe kompensimin dhe produktivitet të reduktuara, ju duhet të angazhoni muskujt tuaj vetëm një orë në ditë.
Sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri mund të kenë parandalim nëse i kushtohet rëndësi më e madhe aktiviteteve fizike, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Ndërsa është theksuar se një lloj i pasivitetit tejet i lartë i personave që rrinë më shumë se tetë orë në ditë dhe nuk merren me asnjë aktivitet fizik ka shkaktuar më shumë se pesë milionë vdekje në vit pothuajse aq sa edhe pirja e duhanit, nga rezultatet e të cilave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vit vdesin gjashtë milionë njerëz.
“Ju nuk keni nevojë për një profesionist për të bërë sport, ose të shkoni në palestër, ose të kaloni të paktën një orë me ushtrime”, ka thënë profesori i shkollës norvegjeze për shkencën sportive në Universitet të Kembrixhit Ulf Ekelund, duke rekomanduar një shëtitje prej 5.6 milje në orë ose çiklizëm për 16 milje në orë.