Kërcënon me hekur në dorë shoferët e makinave, ndalohet i sëmuri mendor (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur orët e vona dje në Tiranë, ku një person me një shufër hekuri në dorë qëndronte në mes të rrugës duke ndaluar dhe kërcënuar makinat.

Me të marrë informacionin efektivë të policisë së komisariatit nr 2 ndërhynë për ta kapur dhe shoqëruar në komisariat. Fillimisht burri tentoi tu ikte forcave të policisë të cilët e kanë ndaluar dhe pasi i kanë hequr shufrën e hekurit nga dora e kanë shoqëruar për në komisariat.

Ora news raporton se bëhej fjalë për një 47 vjeçar me inicialet S. B me probleme mendore i cili është shoqëruar në komisariat. 47-vjeçari njihej nga efektivët e policisë pasi nuk ishte hera e parë që bënte veprime të tilla por nuk përbën rrezikshmëri.

i-cmenduri_1469703926-3537486

i-cmenduri3_1469703935-6725891

Temat
LajmeRajon

Të afërta