Januzajt dhe tetë lojtarëve të tjerë te Unitedi iu bëhet i ditur lajmi i largimit

Mesfushorit gjerman Bastian Schweinsteinger, anësorit Adnan Januzaj dhe shtatë lojtarëve të tjerë në Manchester United, iu është bërë i ditur lajmi se nuk kanë të ardhme te skuadra nga ‘Old Trafford’, njofton DailyMail, përcjell Lajmi.net.

Me zyrtarizimit e Paul Pogbas që pritet të ndodh shumë shpejtë, Jose Mourinho do të nis të largojë lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

E lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e tij, janë hiq më pak se nëntë, përfshirë edhe Adnan Januzajn.

Cameron Borthwick-Jackson, Timoteu Fosu-Mensah, Adnan Januzaj, Andrea Pereira, james Wilson, Will Kane, Tyler Blackett, Paddz McNair dhe Bastian Schweinsteinger, janë lojtarët që do të largohen nga Manchester United, sipas DaiylMail.

falemi-sd-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta