Humbja në peshë, çfarë na sugjeron “dieta e ujit”?

Studimi i një diete, e cila merr parasysh futjen e kalibruar të lëngjeve, jo vetëm që i bën mirë trupit, por ndihmon edhe në heqjen e kileve të tepërta.

Përveç sasisë së duhur të ujit dhe hidratimit të organizmit përmes një ushqyerjeje të pasur me fruta dhe perime, është e nevojshme që të ndiqni disa këshilla.

Ja atëherë se si t’ia dilni për t’u dobësuar me ujë.

1) Dhjetë gota uji në ditë

Gjatë gjithë ditës, është mirë që të pini tetë deri në dhjetë gota ujë. Por mos harroni asnjëherë që t’i pini përpara vakteve. Në këtë mënyrë do të keni më pak uri, ndërsa marrja e kalorive do të eliminohet disi.

2) Pirja e ujit përpara mëngjesit

Një studim që ka përfshirë 48 vullnetarë, ka treguar se pirja e ujit përpara mëngjesit, çon në një reduktim të peshës trupore. Nëse këtë zakon e lidhni me një dietë të reduktuar kalorish, mund të arrini deri te një humbje prej pesë kilesh në tri javë.

3) Pirja e ujit të gazuar

Nëse dëshironi të humbisni peshë pa bërë shumë sforco dhe pa bërë “agjërime” të gjata, kujtohuni të pini ujë të gazuar. Flluskat lejojnë që ta arrini shpejt ndjesinë e ngopjes gjatë vakteve.

4) Mos e ekzagjeroni

Nëse nga një anë pirja e ujit i bën mirë trupit, sepse ndihmon në eliminimin e toksinave dhe favorizon rregullimin e aparatit tretës, nga ana tjetër nuk duhet ta ekzagjeroni, sepse një sasi e madhe uji shkakton efekte të padëshiruara, sidomos për personat që kanë probleme me veshkat dhe zemrën.

5) Konsumimi i frutave dhe i perimeve

Hidratimi i trupit nuk vjen vetëm për shkak të ujit që konsumohet gjatë gjithë ditës, por edhe nga të gjitha ushqimet e pasura me lëngje, veçanërisht nga frutat dhe perimet.

6) Shmangni ushqimin e skuqur

Për t’u dobësuar me dietën e ujit, shmangni ushqimet e skuqura, të cilat ju bëjnë që të shëndosheni më shumë. Preferoni më mirë ushqimet e ziera apo ato të përgatitura në avull. Ndërkohë, zëvendësojeni gjalpin dhe vajin e lulediellit, me vaj ulliri ekstra të virgjër.

7) Limitoni kripën

Pirja e ujit dobëson, por është më se e nevojshme që të reduktoni edhe sasinë e kripës të hedhur në pjata. Për t’u dhënë shije ushqimeve, ne ju sugjerojmë që t’i hidhni erëza aromatike si, rozmarinë, rigon trumzë.

8) Kafeja

Në dietën e ujit për t’u dobësuar, lejohet që të pini vetëm dy kafe në ditë. Ju sugjerojmë një në mëngjes dhe tjetrën pas drekës. Gjatë pasdites, preferoni një çaj bimor, i cili ju ndihmon të humbni peshë.

9) Makaronat

Që makaronat dhe buka na shëndoshin është vetëm një mit. Në vend që t’i zëvendësoni me ushqime të tjera, mësohuni që të hani për shembull një sasi më të paktë makaronash të përgatitura me salcë dhe borzilok. Ndërsa në rastin e bukës, preferoni atë integrale.

10) Pak mish të kuq

Për t’u dobësuar është mirë që të limitoni konsumin e mishit të kuq. Është mirë që këtë të fundit ta zëvendësoni me atë të bardhin. Gjithsesi mos e konsumoni më shumë se tri herë në javë.

Temat
Shëndet

Të afërta