Projektet në bashkëpunim për shumë njerëz janë me përfitime vërtet mahnitëse.
Sa më shumë arritje në famë, dashuri nga fansat dhe sa më shumë mbrëmje të organizuara. Janë pikërisht Samanta Karavello dhe Gent Fatali të cilët sollën bashkëpunimin ‘Na e dina’, që u bë një ndër këngët më të pëlqyera të kësaj vere.
Por videoklipi i kësaj vere përpos që ishte shumë verorë, ishte edhe me skena shumë të “dashura” nga dyshja, transmeton Indeksonline.
Ndërsa menjëherë pas publikimit dyshja janë komentuar për një lidhje dashuri të mundshme mes tyre. E pa komentuar ishte kjo gjë nga Genti, por jo edhe nga Samanta. Sipas kësaj të fundit, çdo mashkull që është në bashkëpunim me të ia bëjnë të dashur, gjë kjo që nuk po e shqetëson më.
Por kësaj gjëjë i dhanë edhe më shumë hapësirë për t’u diskutuar paraqitjet e tyre me skena shumë të “afërta” në mbrëmje të ndryshme.
Ndërsa sipas Gent Fatalit, këto performanca nuk kanë për t’u ndalë.
“Performanca do të ketë me Samantën gjatë gjithë verës, edhe pse nuk e di a do të flitet ende”, ka thënë Genti për Indeksonline.
Kurse sipas tij është gjë normale afërsia e tyre në performanca, edhe pse kjo gjë është komentuar tej mase.
“Normal që afrohem, përderisa jemi duke performuar. S’mund të rrijm në qoshe t skenës”, ka shtuar ky i fundit.
Gjithashtu Genti nuk ka lënë pa vënë në pah faktin që për të nuk është aspak problem nëse do të vazhdojnë të flasin rreth kësaj çështje madje ai nuk ka lënë pa thënë “le të flasin” kështu duke treguar se ai nuk do të mohojë faktin e mundshëm për t’u komentuar një lidhje e mundshme mes dyshes.