Gaurdiola konfirmon interesim për dy super lojtarë (Foto)

Pep Guardiola i dëshiron te City Sanen e Stones, lajmin e ka bërë të ditur vet trajneri spanjoll
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Gaurdiola, ka konfirmuar interesimin e klubit anglez për yllin e Schalkes, Leroy Sane, dhe atë të Evertonit John Stones.

Ka kohë që raportohet se klubi anglez i dëshiron në ‘Etihad Stadium’ dy lojatrë në fjalë dhe tashmë një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri spanjoll.

“Sane është lojtar i Schalkes. Nëse vjen, do të jem shumë i lumtur. Nëse qëndron, do të jem i lumtur për tifozët e Schalkes”, tha Guardiola në konferencën për media.

“Përgjigjja e njëjtë vlen edhe për Stones – ai është lojtar i Evertonit. Të gjithë e dinë se ne do të tentojmë deri në fund, do të shohim çfarë do të ndodh”, shtoi spanjolli.

stones_1469718361-82849

sane_1469718365-500551

Temat
BotëSport

Të afërta