Denoncimi i rëndë: Shullazi i përfshirë në vrasje, Rama e Tahiri fshehën provat

Një tjetër denoncim i rëndë ka mbërritur në duart e ish-kryeministrit Berisha përmes rrjetit social Facebook.

Një qytetar që thotë se është oficer policie pretendon se Emiljano Shullaiz, i arrestuar për një sërë akuzash mes të cilave edhe gjobëvënies, ka kryer një vrasje disa vite më parë. Sipas denoncimit ky krim është duke u fshehur nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

“Edvin Shullazin që fsheh provat laboratorike të pjesëmarrjes në një vrasje të Milit të Partisë”, shkruan Berisha, duke bërë më tej publik mesazhin që i ka ardhur në inbox nga “oficeri dixhital”, të cilit Berisha i ruan anonimatin.

“Para rreth 4-5 javëve e nga ekspertiza shkencore e bërë në laboratorin e Ministrisë së Brendshme doli me prova të pakundërshtueshme laboratorike, biologjike se Emiliano Shullazi ishte pjesëmarrës direkt në një vrasje të disa viteve më parë. Rezultati i kësaj ekspertize me urdhër të Ramës nuk i është dorëzuar prokurorisë por prej asaj kohe mbahet i ndryrë në kasafortën e zv.drejtorit te përgjithshëm të Policisë, njeriut më të besuar të Shullazit në Policinë e Shtetit Ardian Çipës, i cili thuhet se së bashku me Saje qorrin e takojnë herë pas here Milin në qeli!”

Berisha e përfundon postimin e tij me një thirrje për prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. “Të vendosë para ligjit bashkëpunëtorin me uniforme të Shullazit për fshehje të vrasjes nga ky i fundit”, shkruan deputeti demokrat. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta