Ne jemi mësuar që përmes televizioneve dhe videove të ndryshme të shohim spektakël të dhuruar nga këngëtarët botërorë.
Paraqitja skenike sa më e mirë, organizimi i statistëve, valltarëve dhe realizimi i gjithë këngës në mënyrën më të mirë të mundshme nuk ishin gjithmonë të pranishme tek ne.
Por është pikërisht reperi Capital-T i cili arriti një gjë të tillë. Mbrëmjen e paralajmëruar që do të realizohej në Gjakovë, ai e shndërroj në një ëndërr për dike tjetër.
Pa drita, errësirë e bukur me njerëz që mezi pritnin performancën e tij, zbarkuan statistët e shumtë por askund nuk shihej reperi.
Ishte pikërisht Capo, ai i cili erdhi më pas si surprizë në njërën pjesë tjetër të skenës duke shfaqur gjithë aftësinë e tij për të performuar në mënyrën më mbretërore të mundshme, transmeton Indeksonline.
Si gjithmonë duke mos lënë anash faktin e aftësisë për të performuar ‘live’, reperi edhe këtë herë zgjedhi që t’i jap edhe më shumë jetë këngëë ‘Hitman’ duke e realizuar atë të gjithën live , e duke vazhduar me shumë nga projektet e tij që kanë arritur të bëhen ndër këngët më të kërkuara në muzikën shqiptare.
Ndërsa surprizat e kësaj nate nuk përfunduan, derisa erdhi edhe këngëtarja Dhurata Dora për të realizuar në mënyrë të kompletuar këngën ‘Bongo’ nga dyshja e cila ka arritur të mbledhë me mijëra klikime në kanalin ‘Youtube’.
E reperi është duke vazhduar netët e tij të shumta me performim fantastik të këngëve të tij.