Berisha befason të gjithë me skuadrën e re

Bsketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha, duket se karrierën do ta vazhdojë jasht vendit.

Berisha komunikoi largimin e tij nga KB Prishtina, me arsyen se ai ka fituar të gjitha trofet e mundshme.

Si agjent i lirë, tash Berisha do të mund të nënshkruajë me klubin që arrin marrëveshje personale.

Telegrafi mëson se ai tashmë këtë e ka bërë. Berisha sipas këtyre burimeve ka akordin me gjigantin turk Fenerbahce dhe pritet vetëm konfirmimi i marrëveshjes dhe prezantimi i tij në fanellën e gjigantit turk.

Berisha ka kohë që po monitorohet nga shumë klube të mëdha evropiane, teksa pasi fitoi të gjitha trofet ai ka vendosur të ndërrojë horizont.

Spekulimet ishin të gjalla edhe për një rikthim të tij në Pejë, një hipotezë mjaft reale kjo.

Dardan Berisha

dardan berisha

Temat
SportVend

Të afërta