Barcelona: Blerja e Neymar ka kushtuar 19.3 milionë euro

Zv/presidentja e Barcelonës, e cila është edhe shefe e sektorit të ekonomisë në skuadër, Susana Monje, më në fund e ka zbuluar shumën e transferimit të Neymar në Barcelonë, që i ka shkaktuar shumë probleme klubit katalan.
Tani pasi që një marrëveshje është arritur me autoritetet tatimore, Monje ka deklaruar se kostoja përfundimtare e transferimit të brazilianit ishte 19.3 milionë euro, 17.3 milionë euro për të drejtat federative të tij, dhe 2 milionë euro shtesë si bonues nëse Neymar arrin të futet në listën finale të tre lojtarëve konkurrent për Topin e Artë, shkruan Marca, përcjell Express.

Ajo, po ashtu ka thënë se gjersa kostoja e transferimit të tij ishte 19.3 milionë euro, paga vjetore bruto e lojtarit ishte 24.8 milionë euro, “e cila është e barabartë me 12 milionë euro neto.”

Ia vlen të nënvizohet se marrëveshja e lartpërmendur çoi në 40 milionë euro pagesë për lojtarin që konsiderohet si pagë, e jo si shumë e transferimit të tij.

“Nuk pajtohem me shifrat që janë dhënë në të kaluarën. Nuk e di nga e kanë nxjerr njerëzit shumën 86 milionë euro,” tha ajo.

Temat
BotëSport

Të afërta