Presidenti i Sirisë Bashar al Asad ka ofruar amnisti për kryengritësit të cilët në tre muajt e ardhshëm do të dorëzohen tek autoritetet.
Asad ka nënshkruar dekretin dhe ka bërë thirrje që të gjithë të paraburgosurit të lirohen, transmeton Sana.
Kjo ofertë erdhi pasi ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoihu njoftoi se qeveria e vendit të tij së bashku me Sirinë sot do të fillojnë një operacion humanitar në Aleppo për të ndihmuar qytetarët që kanë mbetur pengje të terroristëve .
Shoigu tha se ushtria ruse dhe siriane do të krijojnë tre korridore për civilët që të largohen nga qyteti, transmeton Reuters.
Korridori i katërt do të jetë i hapur për ekstremistët, të cilët dëshirojnë të dorëzojnë armët e tyre, tha Shoigu.
Fjalët kyçe
Bashar al-Assad