​Reagon Aubameyang: Gazetat gënjyen për mua

Pierre Emerick Aubameyang ka reaguar ndaj lajmit se ai largohet nga Dortmundi vetëm nëse e kërkon Real Madridi.

Sulmuesit të Borussia Dortmundit, nuk i kanë pëlqyer raportimet se ai nuk do të transferohej në asnjë klub tjetër pos Realit.

“Përshëndetje gazetarë. Dua të qartësojë disa gjëra. Në të gjitha mediat jam duke lexuar disa fjalë që unë s’i kam thënë asnjëherë. ‘Vetëm Real Madridi mund të më largojë nga Dortmundi’. Nuk e di se kush i ka shtrembëruar fjalët e mia dhe ndihem keq kur njerëzit shkruajnë ato që duan dhe jo të vërtetën. Unë jam lojtar i Borussia Dortmundit dhe në një intervistë kam dashur që të tregohem i sinqertë për të treguar se e kam pasur ëndërr të luaj në Madrid kur kam qenë i ri, por jo më. Faleminderit. P-E. Aubameyang”, ka shkruar sulmuesi nga Gaboni.

PierreEmerickAubameyang1860Muenchenvh0YC-yqbOH3x-780x439

Pierre Emerick Aubameyang

Temat
BotëSport

Të afërta