Xhaka: Jam rritur duke i shikuar këtë dy lojtarë

Granit Xhaka i ka treguar dy futbollistët e tij të preferuar.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, në një intervistë për Arsenal Magazine, ka thënë se Zinedine Zidane dhe Patrick Viera kanë qenë futbollistët e tij të preferuar.

I pyetur se cilët ishin futbollistët që i pëlqente t’i ndiqte dhe i admironte kur ishte më i ri Xhaka u përgjigj “Mendoj që Zidane. Ai ishte një lojtar perfekt. Patrick Viera ishte këtu dhe ai është gjithashtu një legjendë, ai ishte një lojtar shumë i mirë”.

Sa i përket krahasimit që i është bërë me Bastian Schweinsteigerin nga Ottmar Hitzfeld, Xhaka deklaroi që është një kompliment, por ai nuk është Schweini i ri, ai është një tjetër lojtar, është Granit Xhaka.

Taulant xhaka

Xhaka Arsenal

Temat
BotëSport

Të afërta