Video e rrallë: Performanca e parë e Zanfinës si këngëtare për fëmijë, vetëm 6 vjeçe krah Adelinës

Motra e vogël e familjes Ismaili, Zanfina, e nisi karrierën qysh e vogël.

Adelina Ismaili ishte inspirim për motrën e saj Zanfinën, që edhe ajo të nis karrierën e saj si këngëtare, shkruan lajmi.net.

Diva e estradës sot, Adelina, ishte fëmija më i famshëm dhe suksesshëm në vitet e 90-ta. Fituese e shumë çmimeve nëpër festivale brenda dhe jashtë Kosovës.

Në videon e siguruar nga Lajmi.net, përkrah Adelinës shihet edhe Zanfina, në paraqitjen e saj të parë në publik si këngëtare për fëmijë në vitin 1992.

Ato performuan së bashku këngën “Demokraci” në teatrin kukullave “Dodona” në Prishtinë.

https://www.youtube.com/watch?v=MlnXq8B_YAw

Temat
Showbiz

Të afërta