UP heq afatin e provimeve për tetor

Universiteti i Prishtinës mori vendim për mbajtjen e dy afateve të provimeve brenda afatit të shtatorit.

Senati i Universitet të Prishtinës ka vendosur të aplikojë një praktikë të re në organizimin e afateve të provimit, që do të zhvillohet si pilot-projekt në shtator të këtij viti.

Me këtë vendim nuk lejohet mbajtja e afatit të tetorit.

Kështu u vendos në mbledhjen e 7-të të Senatit të Universitetit të Prishtinës që nga zgjedhja e rektorit Marjan Dema.

Në këtë takim në rend dite janë 14 pika.

Njëra nga pikat e diskutimit ishte kërkesa e Parlamentit Studentor për lejimin e afateve të prillit dhe tetorit.

Rektori Marjan Dema për këtë pikë propozoi që të lejohet mbajtja e dy afateve brenda afatit të shtatorit, ndërkohë që theksoi se do të diskutohet prapë nëse e njëjta praktikë do të aplikohet edhe për afatin e prillit.

Senati-i-UPse-e1469625130325-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta