Trump: Nuk e njoh Putinin, kurrë nuk e kam njohur

Kandidati për president në SHBA, Donald Trump ka thënë sot se “nuk kam asgjë me Rusinë”, dhe se ai kurrë nuk e kishte takuar me Vladimir Putin.

Kjo erdhi pasi demokratët akuzuan Moskën se po përpiqej ta ndihmonte kandidatin republikan për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, transmeton lajmi.net.

“Nuk kam asgjë me Rusinë. Ani pse udhëheqësi rus Vladimir Putin ka cilësi më të mira se udhëheqësi i SHBA-së Barak Obama, por që nuk e njoh?”, tha Trump para gazetarëve, njoftoi AFP.

“Unë kurrë nuk e kam takuar”, ka thënë Trump.

Ai gjithashtu tha se nëse bëhet president do të dëshironte marrëdhënie të mira me Rusin, e sidomos për luftimin e ISIS.

Temat
BotëLajme

Të afërta