Shaip Muja flet për akuzat për transplantim organesh (Video)

Deputeti Shaip Muja ka deklaruar se për akuzat e Dick Mary-t, për transplantim organesh, asnjëherë nuk është ftuar nga askush për tu deklaruar rreth kësaj çështje.

Sipas tij, kjo ka mbetur vetëm në nivel të dosjeve të Dick Marty-it, dhe se këto akuza janë të pavërteta.

Muja, ka pohuar se nëse del diçka e vërtetë rreth kësaj çështje, do të largohet dhe nuk do të jetë pengesë e Kosovës, pasi që siç thotë është angazhuar për çlirim të vendit.

Sipas tij, Dick Marty, këtë dosje nga një pamflet politik e ka shndërrua në aktakuzë juridike-faktike.

Temat
Vend

Të afërta