Këngëtarët që nuk preferojnë ta ndajnë suksesin… (Video)

Këto dy vitet verore nuk përbëjnë më lajm bashkëpunimet muzikore, pasi ato janë bërë shumë “mainstream”.
Të veçantë janë ata që nuk preferojnë ta ndajnë suksesin me të tjerët dhe që kanë besim te forcat e tyre, sepse kur kemi dy njerëz në një klip kënga do të marrë pëlqime nga fansat e të dy palëve, shkruan ‘Opinion.al’.

Ja cilët janë disa nga këngëtarët që deri tani kanë preferuar të vijnë vetëm, por vera është ende e gjatë kushedi çfarë kanë rezervuar artistët tanë deri në fund të saj:

Elvana Gjata

Pas një viti mungesë, Elvana Gjata zgjodhi të vinte vetëm këtë verë. Kënga “Njësoj” është pëlqyer shumë nga fansat e saj besnikë, por “njësoj” dhe “psycho” janë dy fjalët më të përdorura në rrjetet sociale.

Xhensila Myrtezaj

Kënga e saj solo “High Love” do të jetë definitivisht kënga e saj e fundit për këtë verë. Të paktën këtë ka deklaruar nëpër intervista këngëtarja, Xhensila Myrtezaj.

Adelina Tahiri

Adelina Tahiri është një tjetër këngëtare, që ka preferuar të vijë e vetme këtë verë. Këngëtarja seksi nga Maqedonia kishte kohë që kishte bërë mungesa në muzikë, por zgjodhi përsëri të sjellë për fansat e saj një projekt solo muzikor.

Nora Istrefi

Edhe pse u bë nënë dhe u shkëput për më shumë se një vit nga skena muzikore, Nora Istrefit nuk ju desh një mbështetës për tu rikthyer në treg. Mjaftoi hiti “Sa t’kom dasht”, që të gjithë të kthenin sytë nga super Nora, e cila të lë pa mend me format e saj trupore. Hiti “Sa ‘t’kom dasht” është publikuar në mars, por Nora do të publikojë së shpejti në këngë të re përsëri solo…

Kaltrina Selimi

Është nga ato këngëtare që na merr malli ta shohim në skenë. Edhe Kaltrina që pas ardhjes në jetë të djalit të saj Tristanit dhe shpërnguljes në Londër, nuk publikon shpesh këngë të reja. E fundit është kënga “Po du”, ku vjen solo dhe shumë seksi.

Alban Skënderaj

Ka prodhuar shumë hite së fundmi dhe në më të shumtën e tyre është shfaqur solo. Alban Skënderaj e ka suksesin me vete me muzikën që krijon. Kënga e tij e fundit është “Ëngjëll” të cilën ai ja ka kushtuar bashkëshortes së tij, Miriam Cani.

Young Zerka

Të thuash për të që është këngëtari më i veçantë i muzikës shqiptare kjo dihet tashmë. Por edhe kënga e tij solo ‘Love’ është shumë interesante dhe mbi të gjitha ka një video shumë të bukur verore.

Temat
Showbiz

Të afërta