Ish-kryeministri rumun vjedh temën e doktoratës, i merret titulli

Ish-kryeministrit rumun Victor Ponta do t’i merret titulli i doktoratës pasi që është konfirmuar se disertacioni i tij është plagjiat.

Këshilli nacional i Rumanisë për konfirmimin e titujve ka konfirmuar se me shumicë votash është vendosur që t’i merret teza.

Revista shkencore “Natyra” ka publikuar në vitin 2012 një artikull në të cilin thuhet se gjysma e tezës së doktoratës e Pontas e shkruar në vitin 2004 është plagjiat i punës së dy profesorëve të drejtësisë rumune.

Victor Ponta në nëntor të vitit që shkoi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Rumanisë.

rumun-635x358

Temat
BotëLajme

Të afërta