Guardiola “përjashton” lojtarët me mbipeshë

Guardiola ka paralajmëruar futbollistët e tij që të kenë kujdes me peshën.

Trajneri i ri i Manchester Cityt ka vënë një regjim të ashpër te lojtarët, të cilëve ua ka ndaluar disa lloje të ushqimeve në mënyrë që ata mos të shtojnë peshë.Këtë rast e tregon mbrojtësi Gael Clichy, i cili thotë se është hera e parë që punon me një trajner, që vë regjime të këtilla.

“Nëse je mbipeshë, nuk do të mund të stërvitesh me skuadrën”, ka treguar Clichy para gazetarëve.

“Kam dëgjuar për këtë, por për mua është hera e parë që një trajner kërkon rregulla të këtilla, dhe tashmë disa futbollistë nuk po mund të stërviten”, ka deklaruar francez.

pep-city-2-638x358

Temat
BotëSport

Të afërta